Sara Mila u paraqit në SPAK, gazetarja: Janë përgjuar disa zyrtarë vendorë në Elbasan, kanë dhënë ndihma ekonomike në mënyrë selektive në zgjedhjet e 2025

11 November 2026, 10:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Sara Mila u paraqit në SPAK, gazetarja: Janë përgjuar disa

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të japë dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni për një hetim mbi dyshimet për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka regjistruar një hetim penal për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje.

Sipas Lales hetimi ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, ku janë kryer përgjime ndaj disa zyrtarëve vendorë dhe drejtuesve të institucioneve lokale.

Lala thotë se nga komunikimet e përgjuara dyshohet se ndihma ekonomike u jepej në mënyrë selektive personave në vështirësi financiare, me qëllim orientimin e votës së tyre në favor të kandidates Sara Mila.

“Ajo do të japë dëshmi si person në dijeni. SPAK ka çelur një hetim penal për veprën të korrupsionit në zgjedhje për zgjedhjet parlamentar të 2025.  Bëhet fjalë për një hetim të nisur nga Prokuroria e Elbasanit aty ku kanë  përgjuar disa zyrtarë vendore dhe drejtues institucionesh vendore të cilët favorizonin me dhënin e ndihmës sociale të personave që ishin me probleme ekonomike. Në këto komunikim rezulton se ata e jepnin këtë ndihmë në mënyrë selektive me qëllim që ata të votonin për Sara Milan”, tha nder te tjera gazetarja Klodiana Lala.

Po ndodh...