Miliona euro në një dhomë në Shqipëri/ Kush janë personazhet e botës së krimit që fshihen pas tyre

10 November 2026, 22:50 / AKTUALITET ALFA PRESS
Miliona euro në një dhomë në Shqipëri/ Kush janë

 

Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi që tregon një dhomë në një banesë në qytetin e Peqinit, të mbushur me miliona euro.

Sipas tij, fotografia është bërë në një dhomë të një banese në Shqipërinë e mesme, dhe paratë janë të ardhura nga trafiku i drogës. Fevziu tha se personi që dallohet në foto, ka qëndruar mbi 24 orë brenda banesës duke numëruar të gjitha paratë.

Fotografia ka dalë nga dosja e grupeve kriminale Çopja dhe Çela që kanë operuar me bazë në Elbasan, dhe kanë trafikuar tonelata të tëra me kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Europës.

“Në një dhomë është bërë kjo foto në një shtëpi në Shqipërinë e mesme. Në fund të numërimit i kanë rezultuar 12 milionë euro. 12 milionë euro kanë dalë nga trafiku i drogës. Janë materiale që trafikantët i kanë përdorur. Janë foto që i takojnë çështjes që lidhen me grupet Çopja-Çela”, tha Fevziu.

 

Po ndodh...