EMRI/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

10 November 2026, 22:45 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRI/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë,

Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në një atentat në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj.

Sipas mediave spanjolle, ngjarja e rëndë dyshohet se lidhet me një larje hesapesh dhe është regjistruar pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club.

Beqiraj ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik. Kjo është bërë e ditur nga dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e krimit.

 

Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personit që kreu ekzekutimin, si dhe për zbardhjen e motiveve të vrasjes.

 

Po ndodh...