VIDEO/ “Të ndryshojë sistemi, jo vetëm qeveria”, protestuesja nga Shkodra: Studentët nuk kanë nevojë për PD-në

10 November 2026, 19:11 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ “Të ndryshojë sistemi, jo vetëm qeveria”,

Dolores Kraja, një qytetare nga Shkodra, pjesë e një familjeje të përndjekur politikisht gjatë komunizmit, iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ku përcolli mesazhe të forta për nevojën e ndryshimit të sistemit politik në vend.
Në një prononcim për Alfapress.al, Kraja u ndal te roli i partive politike në protestën e studentëve, duke theksuar se kjo lëvizje nuk duhet të përvetësohet nga forcat politike dhe se të rinjtë nuk kanë nevojë për përfaqësimin e Partisë Demokratike.

Sipas saj, kërkesa kryesore duhet të jetë ndryshimi i sistemit dhe jo thjesht zëvendësimi i një force politike me një tjetër. Ajo nënvizoi rëndësinë e një proteste të pavarur, ku studentët dhe qytetarët të artikulojnë vetë kërkesat e tyre, pa u vendosur nën ndikimin e partive.

Prania e saj në protestë merr një domethënie të veçantë edhe për shkak të historisë familjare. Duke ardhur nga një familje e përndjekur politike, Kraja përcolli mesazhin se ndryshimi që kërkohet nuk duhet të kufizohet te rotacioni politik, por duhet të prekë vetë mënyrën se si funksionon sistemi në Shqipëri.
“Studentët nuk kanë nevojë për PD-në, duhet të ndryshojë sistemi”, ishte mesazhi që ajo përcolli nga protesta para Kryeministrisë.

Po ndodh...