Partizani dhe Vllaznia në duelin më të pazakontë! Kryeqytetasit nuk dinë të fitojnë në shtëpi, as shkodranët në transfertë

10 November 2026, 16:15 / SPORT ALFA PRESS
Partizani dhe Vllaznia në duelin më të pazakontë!

Partizani po kalon një periudhë të vështirë në ndeshjet që zhvillon në fushën e tij, ndërsa statistikat evidentojnë një ecuri shqetësuese për skuadrën kryeqytetase përpara përballjes me Vllazninë.

Të kuqtë kanë regjistruar katër humbje radhazi në shtëpi në kampionat, ndërsa në nëntë ndeshjet e fundit si pritës kanë arritur të fitojnë vetëm një herë. Për më tepër, tri humbjet e fundit në fushën e tyre kanë qenë me një diferencë prej të paktën dy golash.

Një tjetër tregues që pasqyron vështirësitë e Partizanit në shtëpi është edhe mesatarja e golave të shënuar. Skuadra ka realizuar mesatarisht vetëm 0.80 gola për ndeshje në takimet e kampionatit që ka zhvilluar si pritëse.

Nga ana tjetër, edhe Vllaznia nuk vjen me një bilanc pozitiv në transfertë. Shkodranët kanë fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Superiore, ndërsa në 11 prej tyre nuk kanë arritur të marrin tri pikët. Megjithatë, kuqeblutë kanë disa statistika pozitive në përballjet direkte me Partizanin. Ata nuk janë mposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave në kampionat.

 

Gjithashtu, pesë transfertat e fundit të Vllaznisë në fushën e Partizanit janë mbyllur me më pak se 2.5 gola të shënuar. Edhe mesatarja e golave të realizuar nga shkodranët në transfertë është 0.80 për ndeshje.

Kështu, përballja mes dy skuadrave vjen me dy ecuri të ndryshme statistikore. Partizani kërkon të ndërpresë serinë negative në shtëpi, ndërsa Vllaznia synon të shfrytëzojë vështirësitë e kundërshtarit për të marrë një rezultat pozitiv.

 

Po ndodh...