Kombëtarja sfidon historinë kundër Finlandës, kuqezinjtë kanë bilancin kundër tyre në përballjet me finlandezët

Shqipëria përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, por përballë Finlandës statistikat nuk janë në favor të kuqezinjve.
Në tetë përballjet e zhvilluara mes dy përfaqësueseve, finlandezët kanë regjistruar pesë fitore, Shqipëria ka triumfuar në dy raste, ndërsa një takim është mbyllur në barazim. Edhe sfida e fundit, e luajtur më 3 tetor në Helsinki, përfundoi me fitoren 2-1 të Finlandës.
Fitorja e fundit e Shqipërisë daton në vitin 1980, kur triumfoi 2-0 në shtëpi, ndërsa në vitin 1981 fitoi sërish, këtë herë me rezultatin 1-0. Që prej asaj kohe, në pesë përballjet e tjera, Shqipëria nuk ka arritur të fitojë, duke marrë vetëm një barazim 1-1 në miqësoren e vitit 2002 dhe pësuar katër humbje.
Megjithatë, situata në grup është ndryshe nga ajo që tregojnë përballjet direkte. Shqipëria kryeson Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia ndajnë vendin e dytë me nga 7 pikë. Për skuadrën e drejtuar nga Rolando Maran, kjo sfidë është një mundësi për të ruajtur kreun dhe për t’iu afruar objektivit të vendit të parë, që mund të krijojë një mundësi shtesë për kualifikimin në Europianin e vitit 2028.
Të dyja përfaqësueset vijnë në këtë përballje pas rezultateve të ndryshme në ndeshjet e fundit. Shqipëria e mbylli takimin e fundit me fitoren 2-1 ndaj San Marinos, ndërsa më parë kishte humbur 2-1 në transfertën me Finlandën.
Në dy ndeshjet e tjera të grupit, kuqezinjtë kishin fituar 3-0 ndaj San Marinos dhe 2-0 kundër Bjellorusisë.
Finlanda, nga ana tjetër, vjen pas një humbjeje 1-0 në transfertën me Bjellorusinë, ndwrsa ksihte mundur Shqipërinë 2-1.
Në “Air Albania” pritet një atmosferë e zjarrtë. Stadiumi do të jetë me kapacitet të plotë, me mbi 20 mijë tifozë që do të mbështesin kuqezinjtë.
Shqipëri-Finlandë do të luhet më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, dhe është ndeshja e parafundit e fazës së grupeve. Kuqezinjve u mjafton të shmangin humbjen për të ruajtur avantazhin në renditje përpara transfertës së fundit me Bjellorusinë.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
