Drejtuesi i Portit të Durrësit/ Liburn Aliu dorëzon i zemëruar detyrën, nuk merr pjesë në prezantimin e pasardhësit Andrea Shllaku
Andrea Shllaku do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Ai është prezantuar sot nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Besian Kadiu.
Deri një javë më parë, këtë detyrë e ka mbajtur Liburn Aliu, i cili mesa duket është larguar qejfmbetur dhe sot nuk ka shkuar në ceremoninë e prezantimit të Andrea Shllakut.
Ai raportohet se ka qenë në detyrë deri një javë më parë, kur ka prezantuar Autoritetin Portual Durrës në ceremoninë e hapjes së panairit Klik Ekspo Group, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Sot, Andrea Shllaku është prezantuar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, në prani të drejtuesve dhe stafit të institucionit, ndërsa gjatë kohës që drejtimin e kishte Liburn Aliu, ai ishte zëvendës.
Me formim akademik në ekonomi dhe menaxhim, si dhe përvojë në administratën publike dhe sektorin portual, Shllaku ka mbajtur më herët funksionet e Zëvendësministrit të Mbrojtjes, Drejtorit të Divizionit Operacional dhe Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
