Aksident në Gramsh, dy të plagosur nga përplasja e mjeteve

10 November 2026, 11:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Gramsh, dy të plagosur nga përplasja e mjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, kryesisht në pjesën e përparme të tyre.

Po ndodh...