Rrëzohet nga skela gjatë punës në Pogradec, punëtori pëson dëmtime në kokë, niset me urgjencë drejt Tiranës

10 November 2026, 10:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëzohet nga skela gjatë punës në Pogradec, punëtori

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një punëtor është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt.

Sipas informacioneve paraprake, punëtori ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, ai raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, për shkak të dëmtimeve të marra, pritet të transportohet drejt Tiranës, ku do të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në rrëzimin e punëtorit nga skela.

Po ndodh...