Historia nuk mund të përsëritet më!

Në vitin 1990, Ramiz Alia takoi një grup studentësh të përzgjedhur e të filtruar me kujdes nga regjimi diktatorial dhe ndërtoi narrativën e një kalimi paqësor të pushtetit. Një proces që u shndërrua në një kompromis politik, pasojat e të cilit Shqipëria po i vuan për dekada, 36 vjet tashmë.
Kjo ishte një nga gënjeshtrat e mëdha të tranzicionit shqiptar!
Në fakt, filozofia dhe strukturat e pushtetit komunist 46 vjeçar nuk u shkëputën nga jeta politike dhe ekonomike e vendit.
Mohimi i së drejtës së pronësisë dhe moskthimi i pronës tek pronarët e ligjshëm është një nga padrejtësitë më të mëdha që kasta e korruptuar politike 36 vjeçare ka bërë.
Mohimi i pronarëve legjitimë, kthimi i tyre në ish-pronarë, është edhe një nga provat se shkëputja nga sistemi komunist nuk u bë as në planin ekonomik, as në atë të drejtësisë shoqërore, të dhënies së lirisë themelore të individit, prona te zoti.
Dhe për këtë, përgjegjësinë politike e ka PD-ja, pasi erdhi në pushtet si parti e lirisë dhe e ndryshimit, si parti e djathtë e lirisë së individit.
Pluralizmi politik, krijimi i disa partive, hapja e kufijve dhe disa liri të tjera mjaftuan për të krijuar imazhi e një vendi që po ndryshonte e shkonte drejt demokracisë.
Por, në realitet pushteti ekonomik dhe ndikimi politik mbetën në duart e ish-nomenklaturës komuniste.
Ish-ministrat e regjimit të Enver Hoxhës, në dikasteret e Brendshme, të Jashtme, të Arsimit dhe të Ekonomisë, si dhe ish-ambasadorë e përfaqësues të tjerë të lartë të nomenklaturës, dominuan jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë, 36 vjet.
Ndaj sot qytetarët janë në shesh, dhe protesta qytetare studentore e sotme ka vetëm një të përbashkët thelbësore me atë të vitit 1990: qytetarë e studentë janë ngritur kundër një pushteti që nuk përfaqëson lirinë dhe interesin e qytetarëve.
Në vitin 1990, studentët u ngritën kundër diktaturës komuniste. Sot, qytetarët dhe studentët janë ngritur kundër vazhdimësisë së një sistemi të kapur nga një kastë politike e korruptuar, që nuk përdaqëson më por vetëm mbron privilegjet dhe interesta e veta në kurriz të qytetarëve.
Ndaj nuk ka më vend për pazare, për takime të kontrolluara apo për kompromise që prodhojnë fasada dhe zgjatin jetën e kastës së korruptuar politike.
Qytetarët dhe studentët janë në shesh prej gjashtë muajsh. Ata nuk kërkojnë më marrëveshje mes elitave politike por ndryshim të vërtetë.
Dhe këtë herë ndryshimi nuk mund të negociohet më në emër të qytetarëve, por ai do të vijë prej tyre.
06 nëntor 2026.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
