Emri/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë

6 November 2026, 12:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kocul të Vlorës, ku një elektriçist rreth 45 vjeç ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një nënstacion elektrik.

Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, dhe ishte pjesë e grupit të punës të Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Për shkaqe që ende nuk dihen, punonjësi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes në objekt.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë në punë.

Po ndodh...