Financimet e “Këngës Magjike” nga Bashkia e Tiranës, Ardit Gjebrea del pas më shumë se 2 orësh nga SPAK

6 November 2026, 12:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Financimet e “Këngës Magjike” nga Bashkia e Tiranës,

Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrje në pyetje.

Gjebrea është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”, ku ka dhënë shpjegime lidhur me financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.

Burime bëjnë me dije se pyetjet ndaj producentit janë përqendruar te pagesat e përfituara nga institucioni i drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj.

Referuar të dhënave të platformës “Open Spending Data”, e cila pasqyron pagesat e kryera përmes Thesarit, rezulton se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Erion Veliaj.

“Nuk flas dot më shumë se duhet të respektoj institucionin. Jam person në dijeni.  E kam premierë. Por jo keq, ishin miqësorë”, tha Gjebrea.

Gjebrea është pyetur për këto financime dhe rrethanat e përfitimit të tyre, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për çështjen që lidhet me ish-kryebashkiakun e Tiranës.

Po ndodh...