Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me KM!

Në një kohë kur protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, Edi Rama ka zgjedhur të hapë një tjetër kanal komunikimi online me qytetarët.
Përmes platformës së re “Folmekm.al”, Rama i fton shqiptarët t’i drejtohen drejtpërdrejt për problemet dhe shqetësimet e tyre, ndërsa në rrugë dëgjohen thirrje për largimin e tij nga pushteti.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme hapjen e platformës së re të komunikimit me qytetarët, Folmekm.al.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka prezantuar platformën, ku qytetarët mund t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe institucioneve qeveritare për problemet që hasin.
“Folmekm.al! Dritarja e Dialogut është e hapur “, shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur me videon, ku shpjegon se si funksionon faqja. Sipas kryeministrit, kjo do të jetë një urë komunikimi, e hapur 24 orë.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
