Rebelohet Luçiano Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Reforma zgjedhore dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë qenë në fokus të debatit politik.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar braktisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, propozimet e opozitës dhe mundësinë që socialistët të vijojnë procesin e vendimmarrjes pa konsensusin e opozitës.
“Do të ketë një vendimmarrje të njëanshme dhe gjithsesi kështu parashikohet, pasi qartazi deputetët e Partisë Socialiste duan të sanksionojnë atë që kanë paravendosur.”-u shpreh Boçi.
Luçiano Boçi argumenton se Shqipëria ka nevojë për lista 100% të hapura dhe një sistem zgjedhor që u jep më shumë pushtet qytetarëve në përzgjedhjen e deputetëve, duke kufizuar kontrollin e drejtuesve të partive mbi përfaqësimin politik.
“Për ne, hapja 100% e listave është e vetmja mënyrë për t’i dhënë qytetarëve të drejtën e plotë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe për të mos e lënë këtë vendimmarrje në duart e kryetarëve të partive.”-përfundon Boçi.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
