AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët këshillohen të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare përmes këtyre mesazheve.
AKSK u kërkon qytetarëve të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucionit, për të shmangur rënien pre e tentativave për mashtrim.
Postimi i plotë
Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Mesazhe si ky në foto ju nxisin të klikoni në një lidhje mashtruese dhe të vendosni të dhënat tuaja, duke ju kërcënuar me penalizime nëse nuk veproni menjëherë.
AKSK, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka marrë masat e nevojshme për adresimin e këtij rasti dhe vijon monitorimin për të identifikuar tentativa të ngjashme mashtrimi dhe për të kufizuar rrezikun për qytetarët.
Si të mbroheni?
Mos klikoni lidhjen dhe mos iu përgjigjni mesazhit.
Mos jepni të dhëna personale, bankare apo kode verifikimi.
Verifikoni çdo njoftim përmes kanaleve zyrtare të institucionit, duke e hapur vetë faqen zyrtare.
Bllokoni dërguesin dhe raportojeni mesazhin si të padëshiruar.
Emri apo logoja e një institucioni nuk garantojnë vërtetësinë e mesazhit. Lidhjet e pazakonta, presioni për të vepruar menjëherë dhe kërcënimet me penalizime janë shenja paralajmëruese.
Informohu. Mbrohu. Raporto.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
