Sulm kibernetik ndaj shërbimit anti-mafia në Itali

9 November 2026, 18:19 / BOTA ALFA PRESS
Sulm kibernetik ndaj shërbimit anti-mafia në Itali

Një sulm i dyshuar kibernetik ka vënë në alarm Drejtorinë e Hetimit Antimafia (DIA) në Itali.

Sipas mediave italiane, një haker me pseudonimin “weykofa” pretendon se ka siguruar rreth 300 dokumente të institucionit dhe i ka nxjerrë në shitje në dark web, kundrejt pagesës në Bitcoin.

Materialet dyshohet se përmbajnë të dhëna për grupe kriminale, dosje hetimore dhe korrespondencë me institucione europiane.

Autoritetet italiane kanë nisur verifikimet për të përcaktuar nëse sistemet e DIA-s janë sulmuar dhe nëse janë vjedhur të dhëna konfidenciale. Deri tani, ndërhyrja në sistemet e mbrojtura nuk është konfirmuar.

Po ndodh...