Reforma zgjedhore, ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati është shumë i ngushtë, duhen rezultate konkrete
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Në fokus të diskutimeve kanë qenë afati i ngushtë kohor në dispozicion të komisionit, prioritetet dhe gjithëpërfshirja e reformës.
Përmes një reagimi, ambasadorja theksoi se cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo realizohet. Sipas saj, procesi duhet të prodhojë rezultate konkrete, duke marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
De Sousa nënvizoi se reforma zgjedhore është e rëndësishme për rikthimin e besimit të publikut, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve, por edhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Me vullnet politik dhe dialog të sinqertë nga të gjitha palët, kjo është e arritshme”, u shpreh ambasadorja, duke theksuar nevojën për angazhim të përbashkët të forcave politike.
“Cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo realizohet.
Zhvillova takimin tim të parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.
Diskutuam për afatin shumë të ngushtë kohor brenda të cilit duhet të punojë Komisioni, si dhe për çështje që lidhen me fushëveprimin, prioritetet dhe gjithëpërfshirjen e reformës.
Reforma zgjedhore ka të bëjë me besimin e publikut, konkurrencën e ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së. Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë qenë prej kohësh të qarta dhe puna e përbashkët e kryer deri më tani duhet të japë rezultate konkrete.
Me vullnet politik dhe dialog të sinqertë nga të gjitha palët, kjo është e arritshme.” — Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
