Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

11 November 2026, 08:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i

Për ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë medrejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17m/s.

Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë.

Po ndodh...