HEC-i në Maliq/ Banorët protestues fitojnë, investitori tërhiqet nga projekti që u merr ujin 5 fshatrave

11 November 2026, 10:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

HEC-i në Maliq/ Banorët protestues fitojnë, investitori

Banorët e 5 fshatrave në zonën e Gorës në Maliq protestuan dje kundër ndërtimit të një hidrocentrali, duke kundërshtuar marrjen e ujit nga përrenjtë, pasi mbeten pa vaditje per tokat bujqesore. Në protestë ata kanë qenë të mbështetur nga ambjentalisti Sazan Guri dhe avokatet e mbërritura nga Tirana, ñ Brizida Gjikondi dhe Evi Kolovani.

"Ai do të marrë ujin, unë kam tokat, nuk e lë. Të më thajë mua e të fitojë ai? Të gjithë kundër janë. Nuk e lëmë të marrë atë ujë sipas dëshirave të tij. Do na futë në vëllavrasje, nuk e lejoj", u shprehën banorët.

Në mbështetje të banorëve, ambientalisti Sazan Guri e ka cilësuar projektin si një ndërhyrje që dëmton rëndë mjedisin.

"Banorët janë në protestë sepse 4 përrenjtë që kanë lidhur jetën do të futen në tuba. Një njeri që nuk ka as gjelbërim, as ekologjik, pse e do jetën? Kur nuk ka ujë për tokat. Ka rezervuar për tokat, nuk do ta ketë. As urinën e dhines nuk e lënë aq të babëzitur janë", u shpreh Guri.

Përballë kundërshtimeve, investitori Eri Agolli tha se do te heqe dorë nga projekti fillestar dhe do ta ndertoje hecin në përroin e Plovishtit dhe atë të Bickës.

"Janë banorët e Kolanecit dhe Goçës, hoqa dorë nga ai variant. Me akt noterial, me të gjitha dhe dua të bëj përroin e Plovishtit e Bickës. Po bëjmë lejen mjedisore e gjërat që duhen bërë. Unë jam dakord për projektin e Bickës e Gjyrasit, aty ku ka kundërshtime kam hequr dorë. Do ta vijoj, por me ndryshime", tha Agolli.

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes per hidrocentralet e Kaçinarit në Mirditës. Padine e kane bere banoret, te cilet pretendojne se 4 hidrocentralet demtojne pronat e tyre dhe burimet ujore.

Tashmë prokuroria pritet të hetojë institucionet shtetërore që kanë dhënë lejet kompanisë “Shpërdhaza-Energji”, me administrator Fatjon Hoxhën.

Po ndodh...