Zjarri përfshin një banesë në Sarandë, çifti i të moshuarve transportohen në spital pas asfiksimit
25 September 2026, 14:36 / AKTUALITET

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen nr.1 të Sarandës duke shkaktuar lëndimin e dy të moshuarve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.15.
Nga flakët kanë pësuar asfiksi dhe janë lënduar lehtë çifti i të moshuarve Kristaq Zhupali dhe Ksanthipi Zhupali, përkatësisht 83 dhe 72 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin e Sarandës për mjekim.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për izolimin e vatrës dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një defekt në sobën e gatimit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Nga Rigels Seliman
Ështe integriteti, o budalla!
Nga Zef Preçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128