Rama i kërcënoi me masa ndëshkuese, studenti nga protesta: Akt frike! S’mund të ketë dialog me dikë që po dhunon të ardhmen e vendit

26 October 2026, 16:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama i kërcënoi me masa ndëshkuese, studenti nga protesta: Akt

Një student, i pranishëm në protestën përpara ministrisë së Arsimit, komentoi paketën e re ligjore të propozuar nga kryeministri Edi Rama për dhunën në protesta, duke e cilësuar si një akt frike nga ana e tij.

Në një prononcim për Neës24, studenti deklaroi se kryeministri po mendon vetëm për karrigen e tij dhe se nuk mund të ketë dialog me të për sa kohë e ardhmja e këtij vendi, rinia, i ka dalë kundër dhe ai po e dhunon.

“Ne e shohim si akt frike. Kur një person e ndjen veten të detyruar që të ndryshojë ligje për të mbrojtur veten, karrigen dhe pushtetin e tij. Mendoj se është më e rëndësishme e ardhmja e Shqipërisë sesa një karrige.

Ai po e rreh, dhunon dhe godet me plumba të ardhmen e këtij vendi. Nuk mund të ketë më vend për dialog me një kryeministër që rreh të ardhmen e këtij vendi dhe i ka dalë e ardhmja e këtij vendi kundër.”, tha studenti.

Po ndodh...