‘Dhunë e mirëorganizuar kundër studentëve’/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!

26 October 2026, 13:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Dhunë e mirëorganizuar kundër studentëve’/

Një grup intelektualësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje studentëve të mos e ndalin aksionin e tyre, dhe të ngrenë zërin kundër qeverisë, në shenjë solidariteti me ta.

Në një deklaratë për mediet nga Ministria e Arsimit, ata shprehen se studentët nuk do të jenë vetëm përballë reprezaljes dhe dhunës policore, duke shtuar se ka një kallëzim në SPAK tashmë ndaj strukturës komanduese për dhunë të organizuar ndaj studentëve.

Ata komentuan edhe nismën e kryeministrit Edi Rama për paketën me masat ligjore për protestat, duke paralajmëruar kundërshtimin e saj në rrugë ligjore.

‘Ne s’e kemi ndalur aksionin tonë vetëm te fjalët. Por jemi me mesazh për rininë shqiptare, solidaritet të fuqishëm që të vazhdojnë të ngrenë zërin se nuk janë vetëm. Një grup juristësh kanë depozituar kallëazim në SPAK për hetim të plotë ndaj strukutrës komanduese për dhunë të organizuar ndaj studentëve. Është e drjeta tyre të protestojnë.

E drejta e lirsë dhe tubimet paqësore s’kanë për t’u ndalur në këtë vend.  Paketa është në vazhdën e përpjekjeve për të imponuar heshtjen dhe përçunduar protestën e protestuesit. S’ka lidhje me rregullat demokratike dhe ne do ta kontestojmë në rrugë ligjore.

Kallëzimi është dpeozituar të premten, por jemi shpresëplotë dhe SPAK ta përshpejtojë hetimin e të zbatojë një hetim të plotë.  Represion i mirëstrukturuar, 180 raste të shkeljes flagrante të ligjit, por kemi bindjen se ka më shumë se kaq. Këtu kemi të bëjmë me një skemë, u mor iniciativa ndaj këtij kallëzimi. Pres të ketë masë sigurimi për efektivët e policisë që shoqëerojnë dhunë dukshëm në rrugë’, u shprehën grupi i intelektualëve dhe shoqërisë civile në deklaratën e tyre para MAS.

Po ndodh...