Luftoi të mos ndahej nga i biri, por u vra mizorisht nga kunati! Arlinda Zekaj paralajmëroi vdekjen tri ditë para tragjedisë

26 October 2026, 13:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Luftoi të mos ndahej nga i biri, por u vra mizorisht nga kunati! Arlinda

Një nënë që luftonte për të qenë pranë djalit të saj, një grua që kërkonte mbrojtje dhe një letër që sot tingëllon si paralajmërimi i fundit për një tragjedi.

Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, po përballej me një betejë të dhimbshme për të mos u ndarë nga i biri. Por ëndrra e saj për ta rritur fëmijën pranë vetes u ndërpre tragjikisht.

Vetëm tri ditë para se të vritej, më 22 tetor, ajo i ishte drejtuar me një letër Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe duke paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar ajo.

Tri ditë më vonë, fjalët e saj morën një kuptim tragjik. Arlinda u vra, ndërsa për krimin dyshohet kunati i saj.

Avokatja që e kishte përfaqësuar ka rrëfyer se Arlinda i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për ta ndihmuar, pasi jeta pa djalin e saj nuk kishte kuptim.

Prokuroria ka konfirmuar pranimin e parashtresës dhe ka deklaruar se kishte urdhëruar trajtimin e saj nga institucionet kompetente.

Vrasja e Arlindës ngre pyetje të rënda për mënyrën se si u trajtuan kërkesat dhe paralajmërimet e saj, si dhe nëse mund të ishte bërë më shumë për ta mbrojtur.

Sot, një fëmijë ka mbetur pa nënën e tij, ndërsa Arlinda nuk do të mund ta përqafojë më djalin për të cilin luftoi deri në ditët e fundit të jetës. ️

Luftoi të mos ndahej nga i biri, por u vra mizorisht nga kunati! Arlinda

Po ndodh...