Studentët i kërkojnë largimin Edi Ramës, Balla i sfidon: Harrojeni dorëheqjen!

26 October 2026, 11:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Studentët i kërkojnë largimin Edi Ramës, Balla i sfidon:

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se kërkesa e studentëve për dorëheqjen e Edi Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë.

Deklarata e tij u bë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar.

“Dorëheqje të Edi Ramës nuk ka, këtë ta them unë,. Të garantoj nuk ka për të ndodhur”.

Ndërkohë ai deklaroi se ligji për tubimet që u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama, do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ, do hyjë në fuqi menjëherë. Kemi në seancë edhe disa ligje për miratim, që kanë të bëjnë me integrimin europian. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga destruktiviteti.” – tha ai.

Po ndodh...