Ngjarje tragjike në Pejë! Burri vret me sende të forta kunatën, arratiset pas krimit

26 October 2026, 10:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Ngjarje tragjike në Pejë! Burri vret me sende të forta

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të dyshuara me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për vrasjen, që sipas Policisë dyshohet të jetë kunati i saj, ndodhet ende në arrati.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën në mbrëmje, rreth orës 21:10, kur autoritetet janë njoftuar se gruaja ishte gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e saj.

Rrethanat e ngjarjes e bëjnë rastin edhe më shqetësues. Vetëm rreth dy orë më herët, në orën 19:00, viktima kishte kërkuar ndihmën e policisë, duke raportuar një rast të dhunës në familje në Vitomiricë.

Pas raportimit, gruaja ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar. Policia kishte arrestuar dhe marrë në pyetje edhe bashkëshortin e saj, i cili ishte ndaluar për 48 orë. Më pas, me vullnetin e saj, viktima ishte dërguar në shtëpinë ku banonte.

 

Rreth dy orë pas këtij veprimi, policia mori njoftimin se ajo ishte gjetur e vdekur.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se vdekja është shkaktuar nga goditjet me një mjet të fortë. Megjithatë, rrethanat e plota të rastit dhe përgjegjësia penale e personave të përfshirë mbeten objekt hetimi.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, njësitë përkatëse policore po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe lokalizimin e arrestimin e të dyshuarit që ndodhet në arrati.

 

Po ndodh...