Studentët ironizojnë Ramën me pankarta: Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë
Studentët e mbledhur në protestë kanë zgjedhur pankartat dhe mesazhet ironike për të shprehur kundërshtimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Përmes shkrimeve të vendosura në mure dhe pankartave të mbajtura gjatë tubimit, të rinjtë kanë ironizuar tryezën e dialogut të vendosur nga kryeministri përpara godinës së institucionit.

Në disa prej mesazheve, studentët kanë drejtuar kritika edhe ndaj Policisë së Shtetit, duke e akuzuar për dhunë ndaj të rinjve gjatë protestave. Pankartat nuk kanë lënë jashtë vëmendjes as zhvillimet politike në Serbi.

Studentët kanë përdorur humbjen e Aleksandar Vuçiçit përballë lëvizjes studentore si një krahasim me situatën politike në Shqipëri, duke përcjellë mesazhin se edhe në Tiranë të rinjtë mund të sjellin ndryshimin përmes protestave.

Një tjetër mesazh i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit, duke kundërshtuar perceptimin për një brez të paaftë dhe duke theksuar vendosmërinë e të rinjve për të kërkuar ndryshim.

“Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë. I dashur kryeministër, unë 7 fjalë di t’i lidh. Më testo dhe do të shohësh se nuk jemi brezi i të paaftëve. Rinia do të fitojë herët a vonë”, thuhet në një prej mesazheve të protestuesve.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
