“I vunë thikën në fyt dhe pyetën: A ta vrasim?”, Xhixho denoncon dhunën ndaj studentit: Rrëfimi tronditës i një studenti Inxhinierie

26 October 2026, 16:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

“I vunë thikën në fyt dhe pyetën: A ta vrasim?”,

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka denoncuar një rast të rëndë të dhunës së pretenduar policore ndaj një studenti të Inxhinierisë, i cili ka marrë pjesë në protestat kundër qeverisë.

Sipas saj, i riu ka rrëfyer se persona të maskuar e kanë marrë me forcë në rrugë, i kanë vendosur një thikë në fyt dhe kanë diskutuar mes tyre nëse duhet ta vrisnin.

Xhixho deklaron se studenti është mbajtur për tri ditë në komisariat, ku ka përjetuar dhunë dhe terror psikologjik.

Deputetja e cilëson dëshminë alarmante dhe kërkon ndërhyrjen urgjente të Prokurorisë për të hetuar ngjarjen. Ajo kërkon gjithashtu identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e urdhrave të mundshëm që qëndrojnë pas veprimeve të denoncuara.

“‘Të maskuar, i vunë thikën në fyt dhe i thanë njëri-tjetrit: A ta vrasim?

Rrëfimi tronditës i një studenti Inxhinierie për dhunën dhe terrorin e policisë që nga marrja me forcë në rrugë deri në mbajtjen në komisariat tre ditë me radhë. Ajo që ky i ri protestues rrëfen është përtej dhunës çnjerëzore që kemi parë në rrugë e sheshe. Është urgjente nevoja e hetimit për raste të tilla alarmante që kanë shkuar deri në tentativa vrasjeje. Prokuroria duhet të hetojë urgjent se kush i ka dhënë urdhrat!”, shkruan Xhixho krahas videos.

Po ndodh...