Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarresh ku furnizoheshin protestuesit, arreston 51-vjeçarin

Policia ka zbuluar një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, të cilat dyshohet se përdoreshin për furnizimin e personave që merrnin pjesë në tubime.
Në kuadër të operacionit “Fireworks 3”, në pranga ka rënë një 51-vjeçar, pasi në magazinën që administronte në zonën e “Tregut Çam” u gjetën 1853 fishekzjarre.
Sipas Policisë, i arrestuari me inicialet D. K. nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre produkteve dhe as dokumentacion për blerjen e tyre. Mallrat piroteknike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 51-vjeçari u ka shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit të 24 tetorit 2026.
Materialet procedurale për rastin e 51-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
