Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas të moshuarën në anë të rrugës! Përfundon në spital

27 October 2026, 09:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas të moshuarën

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier, ku një e moshuar është përplasur nga një makinë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Volkswagen Passat”, me targa AB 342 GR, ka goditur të moshuarën, e cila ndodhej në këmbë në anë të rrugës. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e plagosura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, për shkak të fluksit të lartë në këtë segment rrugor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

 

Po ndodh...