Lotina publikon foton e parë të Mozzik me të birin, momenti i ëmbël në vëmendjen e të gjithëve

27 October 2026, 15:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Lotina publikon foton e parë të Mozzik me të birin, momenti i

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik janë bërë së fundmi prindër për herë të parë së bashku, duke mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Oz.

Mëngjesin e sotëm, Lotina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur, teksa mban me shumë përkujdesje në krahë vogëlushin. “My forever”, ka shkruar Lotina krahas fotografisë.

Kujtojmë se çifti u bë prindër më 16 tetor. Ndërkohë, Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës nga lidhja e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Lotina publikon foton e parë të Mozzik me të birin, momenti i

Po ndodh...