Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

28 October 2026, 10:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet se ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit Sokol Ndreu, rreth 56 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete që ishin të parkuara në oborrin e banesës. Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar.

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet dhe autorët e mundshëm.

 

 

Po ndodh...