Financoi ndërtimin e vilës së Belinda Ballukut, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi

Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Abazi dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë.
Gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme 15 persona të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur në kuadër të së njëjtës çështje.
Sipas të dhënave, të pandehurve do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve nga SPAK. Procesi do të vijojë edhe ditën e nesërme, kur pritet të paraqiten personat e tjerë të marrë të pandehur, për të cilët do të kryhen të njëjtat procedura.
Arbër Abazi po hetohet veçmas për dyshimet që lidhen me financimin e ndërtimit të vilës së Belinda Ballukut në Palasë, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
