EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Prezë-Vorë, humb jetën 60-vjeçari që po shkonte në punë

28 October 2026, 09:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Prezë-Vorë, humb

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Prezë-Vorë. Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një autoveturë, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Sipas burimeve të informacionit, mësohet se viktima është Skënder Alushi, nga fshati Prezë. Burimet bëjnë të ditur se ai kishte dalë në kryqëzimin e rrugës që lidh fshatin Ahmetaq me Prezën.

Sapo 60-vjeçari kishte dalë në kryqëzim, në pritje të ndonjë mjeti për të shkuar në punë, një autoveturë që po lëvizte nga Preza drejt Vorës e ka përplasur, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Drejtuesi i mjetit e ka marrë 60-vjeçarin dhe e ka dërguar në spitalin e Vorës. Sipas mjekëve të këtij spitali, ndërhyrja e tyre ka qenë e pamundur, pasi ai kishte ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit.

 

Mësohet se trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Traumës, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili rezulton të jetë banor i fshatit Prezë, është vetëdorëzuar në polici.

 

Po ndodh...