Pas mbledhjes te Ministria e Arsimit, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Universitetit të Ekonomisë

Studentët e Mjekësisë po marshojnë drejt Universitetit të Ekonomisë, pas protestës dhe mbledhjes së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshimin e situatës në vend dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Të rinjtë janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë. Studentët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre, ndërsa kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij nga detyra.
Gjatë protestës, studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë qenë të qarta që prej ditës së parë dhe se bojkoti do të vijojë deri në ndryshimin e situatës. Ata kanë kundërshtuar gjithashtu masat e paralajmëruara nga kreu i qeverisë, duke i cilësuar si të paligjshme.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
