Përfundon me sukses operacioni, mjekët në Romë i shpëtojnë syrin Erjon Vishullit

28 October 2026, 15:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfundon me sukses operacioni, mjekët në Romë i

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë nga Italia, duke bërë me dije se Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu bën me dije se ndërhyrja u realizua me sukses nga Stanislao Rizzo, i cili ka bërë të mundur për t’i shpëtuar syrin të riut.

Gjithashtu ministrja ka shprehur mirënjohje ndaj mjekut italian për profesonalizmin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore. 

Postimi i plotë:

Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën "Gemelli" në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.

Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit.

Po ndodh...