Të gjithë të çmendur pas Muçit! Elozhe në mediat turke pas shfaqjes spektakolare me tre asiste: Gjenerali i kësaj skuadre

Ernest Muçi është bërë personazhi i momentit te Trabzonspor pas ndeshjes me tre asiste përballë Rizespor, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte me përmbysje 4-3. Ndaj nuk ka qenë rastësi që në të gjitha mediat kryesore turke të kishte elozhe për sulmuesin shqiptar.
Çemal Ersen i “Milliyet” e cilësoi atë si lojtarin e ndeshjes. “Unë vendos Ernest Muçin si personazhin kryesor të kësaj historie. Ai ishte heroi i padukshëm. Ai nuk dukej të ishte në lojë, por pastaj ishte kapiteni që ndezi gjithçka. Me raste ishte gjenerali. Fakti që Muçi u përfshi në të tre golat e Trabzonsporit është një tregues i qartë pse trajneri i beson aq shumë”, tha ai.
Edhe Aksal Javuz i së njëjtës gazetë kishte mendimin se Muçi kishte shkëlqyer, por edhe falë faktit që tashmë po luan me një yll në krah.
“Salah Luna krijon raste, përdor inteligjencën e tij. Nuk e di çfarë mendoni ju, por nuk do të ishte një ekzagjerim të themi se Salah doli në pah nëpërmjet Muçit. Ne përjetuam një Muçi të jashtëzakonshëm. Arkitekti i këtij transformimi është askush tjetër veç Salah. Ata morën topin, e pasuan dhe shkatërruan plotësisht kundërshtarin. Kjo tregon si është të luash me një yll, duket se disa cilësi mund të jenë ngjitëse. Muçi kishte gisht te të gjithë golat”, shpjegoi gazetari turk.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
