Alarm për sulm terrorist në Moskë, SHBA dhe Gjermania paralajmërojnë qytetarët

1 November 2026, 17:07 / BOTA ALFA PRESS

Alarm për sulm terrorist në Moskë, SHBA dhe Gjermania

Autoritetet ruse kanë mbyllur përkohësisht parkun-muze Tsaritsyno në Moskë, pas paralajmërimeve për një kërcënim të mundshëm terrorist. Alarmi është dhënë fillimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe më pas edhe nga Gjermania, duke nxitur masa sigurie në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të kryeqytetit rus.

Sipas raportimeve të mediave ruse, Ambasada Gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të shmangin ambientet me grumbullime të mëdha njerëzish.

Një ditë më herët, edhe Ambasada Amerikane në Moskë kishte lëshuar një paralajmërim për një kërcënim konkret ndaj parkut-muze, i cili ndodhet në pjesën jugore të qytetit. Uashingtoni këshilloi qytetarët amerikanë të shmangnin vizitat në këtë zonë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e rrezikut apo personat e dyshuar.

Ndërkohë, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) konfirmoi se kishte marrë informacionin nga pala amerikane përmes kanaleve të komunikimit mes shërbimeve partnere. Sipas agjencisë TASS, autoritetet ruse u vunë në dijeni të situatës dhe nisën marrjen e masave të nevojshme. 

Po ndodh...