Tragjedi në Gjilan/ Gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe foshnja tre muajshe, arrestohet babai i të riut
Një 65-vjeçar është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për përfshirje në vdekjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe një foshnjeje tre muajshe, të cilët janë gjetur pa shenja jete në fshatin Demiraj.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke bërë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes.
Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse, prokurori i shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Pas ekzaminimit, mjeku kujdestar ka konstatuar se 27-vjeçari dhe foshnja ishin pa shenja jete.
Sipas hetimeve fillestare, si person i dyshuar është arrestuar babai 65-vjeçar i viktimës 27-vjeçare, i cili është ndaluar për 48 orë.
Policia, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po vazhdon veprimet operative dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
