Dalin rrënojat e Kukësit të Vjetër, liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra

1 November 2026, 16:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dalin rrënojat e Kukësit të Vjetër, liqeni i Fierzës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet niveli i ujit është shume ulët çka si pasoje ka nxjerr rrënojat e Kukësit të Vjetër. Sipas të dhënave më të fundit, kuota e ujit është 260 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet shënojnë me pak se 45 metër kub ujë në sekondë.

Situata hidrike mbetet e njëjtë ndërsa hidrocentrali i Fierzës është jashtë pune për shkak të rënies së nivelit të ujit në liqen. Niveli i liqenit ndikohet nga reshjet, prurjet e lumenjve dhe menaxhimi i rezervave ujore. Për këtë arsye, ecuria e kushteve hidrike në ditët në vijim do të jetë e rëndësishme si për situatën në kaskadën e Drinit, ashtu edhe për mundësinë e rikthimit në punë të hidrocentralit të Fierzës.

Gjatë periudhave me reshje të pakta, siç është rasti aktual, niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, duke kufizuar prodhimin e energjisë elektrike dhe duke krijuar shqetësime për furnizimin me ujë. Në të kundërt, prurjet e shumta, ndihmojnë në stabilizimin e rezervave ujore dhe në përmirësimin e kapaciteteve hidroenergjetike të vendit. Por tërheqja e ujit nuk ka vetëm pasoja historike por edhe për gjallesat ujore.

Dalja në sipërfaqe e rrënojave të Kukësit të vjetër gjate këtij viti janë shfaqur dy herë brenda dhjetë muajve. Thatësira e tejzgjatur dhe shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike kanë sjellë rënie të ndjeshme të nivelit të liqenit të Kukësit, i cili shërben si rezervuar për hidrocentralin e Fierzës. 

Po ndodh...