Surprizat e “Topit të Artë”/ Fituesi Kane dhe favoritët e tjerë u “harruan” nga disa gazetarë
Diskutimet për “Topin e Artë 2026” kthehet sërish në tëmën e ditës, pasi “France Football” zbuloi votimet e 100 gazetarëve nga e gjithë bota, bashkë me to edhe disa supriza të mëdha.
Trofeu u fitua nga Harry Kane. Sulmuesi anglez prej javësh përflitej si favorit kryesor bashkë me Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal, por kishte nga ata, që nuk i kishin farë në llogaritë e tyre.
Përshembull, gazetarët që përfaqësonin Meksikën dhe Bregun e Fildishtë, duket se kishin parë një tjetër futboll gjatë vitit të fundit, pasi e lanë jashtë listës së votimit të tyre Harry Kane. Pra nuk i dhanë asnjë pikë sulmuesit anglez të Bayern Munich.
E çuditshme, por e vërtetë.
Por të njëjtin fat patën edhe dy yjet e tjerë të futbollit, që gjithashtu u prezantuan si pretendentë në ceremoninë që u zhvillua në Londër më 26 tetor.
Kështu, gazetarët që përfaqësonin Ukrainën, Greqinë dhe Skocinë nuk vlerësuan me asnjë pikë sulmuesin e Real Madrid. Ndoshta nuk e dinin që Mbappe ishte shënuesi më I mirë i “Botërorit 2026” dhe edicionit të fundit të Champions League.
Ky diskutim vlen më shumë për gazetarin e Greqisë, që përveç Mbappe la jashtë listës së tij të pikëve edhe Lamin Yamal. Për yllin e Barcelonës, fitues i La Liga dhe Botërorit të fundit nuk votuan gjithashtu gazetarët e Kroacisë, Kamerunit dhe Bjellorusisë.
Votimi për “Topin e Artë” bazohet në tre shtylla, performacën personale, atë me skuadrën dhe trofetë si dhe ndikimi në fushë dhe fair play. Por kjo nuk i pengon, gazëtarët sportivë votues të shtojnë edhe pëlqimet personale, ose si në rastin e fundit “inatet” e tyre.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
