Arka me euro e Ballukut/ Berisha: Ato janë para xhepi të Lubisë, SPAK është krijesë e Partisë Socialiste

1 November 2026, 13:36 / POLITIKË ALFA PRESS
Arka me euro e Ballukut/ Berisha: Ato janë para xhepi të Lubisë,

Kreu i PD ka komentuar edhe lajmin për zbulimin e një fotoje që tregon një arke me euro ne Vilen e Ballukut në bregdet.  ‘Ato janë para xhepi të Lubisë’, tha kreu i PD.

Sabjan Maho: Përshëndetje Doktor, sot është bërë publik një tjetër fragment nga dosja e Ballukut në media. Në mesazhin e WhatsApp të dërguar nga një punonjëse e Ballukut, të cilin e disponon SPAK, shikohet një foto me një kuti të kuqe plot me euro, që sipas prokurorisë, janë në vilën e kompleksit turistik 'White Rocks' në Dhërmi, që është në pronësi të Lubisë. Pyetja ime është, përse drejtësia po vepron me dy standarde me Lubinë? Pyetja tjetër është, përse këtë foto e ka në mënyrë ekskluzive vetëm media e Karlo Bolinos? A është kjo një luftë e hapur mes dy grupeve në PS?

Sali Berisha: Faleminderit shumë për pyetjen.

Kutia me euro e Lubisë, në vilën e kuqe të saj, se edhe ajo ka vilë të kuqe, janë paratë e xhepit të kësaj lubie të vërtetë. Qofshin dhe miliona, janë paratë e xhepit të saj.

Nuk ka pasur Shqipëria një racë të shpifur në pushtet si këta hajdutë.

Meqë pyet për këtë, po ta tregoj dhe një rast tjetër. E ke parë nga ekrani në ekran përballë studentëve një farë Mazniku. Ministri Mazniku.

Mazniku, që ta dinë shqiptarët, edhe atij iu gjet arka me euro, me 900 mijë euro në shtëpi, me procesverbal. Në fakt, që ta dini mirë, i denoncuar nga të afërm të tij. Se le t'ia themi edhe qytetarëve se si u bë kontrolli.

Dhe në procesverbal u shkruajtën 3 mijë euro.

Dhe gjer sot, këto paratë e xhepit që u gjetën atij aty, 900 mijë euro, nuk e penguan atë të bëhet ministër, nuk e penguan atë të bëhet deputet. Vetëm e vetëm se është avokati i padronit dhe e nxjerr nga studio në studio.

SPAK-u është i partisë, zotëri. E ka thënë vetë Edi Rama.

Një gjë u them, është gabim të mos u besohet diktatorëve pohimet e tyre. Ai e ka thënë: SPAK-u është krijesë e Partisë Socialiste.

Kur ka thënë që SPAK-u është krijesë e Partisë Socialiste, duhet të kuptosh që SPAK-u është i zhytur në krime po aq sa eksponentë të Partisë Socialiste dhe janë seleksionuar mbi bazën e krimit. Dhe kjo është e vërteta.

SPAK-u janë maznikër, janë ballukër. Ndoshta ballukër jo në përmasat që s'kanë patur në dorë, po me aq sa kanë patur në dorë janë jo pak.

Kështu që thjesht arka është një inventar, i bëhet një inventar Lubisë, edhe ato para të shohim sa do t'i regjistrojnë, do t'i regjistrojnë 1 milion apo do t'i regjistrojnë 5 mijë euro, çfarë të duan i regjistrojnë.

Po ndodh...