Grabiti 4 biznese brenda një jave në Shkëmbin e Kavajës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe prej vetëm pesë ditësh. Në kuadër të operacionit të koduar “Periudha”, është ndaluar një 31-vjeçar, D. B., banues në Hajdaraj të Kavajës, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, A. S., 31 vjeç, është shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve, dy të rinjtë dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë në markete dhe lokale përgjatë datave 17-21 tetor 2026.
Vjedhjet janë zbardhur pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të verifikuar nëse dy të dyshuarit janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera në zonë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
