Atletico Madrid, Simeone barazohet me legjendën Luis Aragonés

Fjalë të mëdha për trajnerin argjentinas Diego Simeone. Në stadiumin “Ciutat de València”, ai regjistroi fitoren e tij të 344-t në LaLiga, duke barazuar kështu legjendën e Atletico Madridit, Luis Aragonés.
Një arritje edhe më e veçantë duke pasur parasysh se Aragonés kishte pasur nevojë për 192 ndeshje më shumë se Simeone për të arritur të njëjtën shifër. Trajneri argjentinas, i cili mbërriti te Atletico në vitin 2011, ka ndryshuar historinë e klubit madrilen.
Simeones i ka mjaftuar vetëm java e 11-të e këtij sezoni për të regjistruar nëntë fitore, duke barazuar një tjetër shifër të rëndësishme të Aragonés. Ky i fundit ishte idhulli absolut i tifozëve të Atletico Madridit, ndërsa Simeone u shndërrua në një figurë të tillë fillimisht si futbollist, kur mbante fanellën me numrin 14, dhe më pas si trajner.
Statistikat e tij janë mbresëlënëse: Simeone ka fituar 61 për qind të ndeshjeve në LaLiga, përqindja më e lartë mes trajnerëve që kanë drejtuar për një periudhë kaq të gjatë në kampionatin spanjoll.
Pas fitores, trajneri argjentinas theksoi se këtë rekord nuk e konsideron një arritje personale, por diçka që duhet ndarë me të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij.
Ai kujtoi veçanërisht besimin që i dha Miguel Ángel Gil, pavarësisht se në atë kohë Simeone nuk kishte shumë përvojë në futbollin europian, përveç periudhës te Catania. Gjithashtu, falënderoi lojtarët për përkushtimin dhe besimin te projekti i tij.
“Jam mirënjohës ndaj të gjithëve. Të qëndrosh 15 vite në një klub nuk është e lehtë. Pa mbështetjen e tyre nuk do të kisha arritur deri këtu”, u shpreh Simeone.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
