Garda rebelohet kundë Ramës: Ju mbrojmë me jetën tonë, na vlerësoni me dinjitet
Sindikata e Gardës së Republikës së Shqipërisë ripërsërit thirrjen për Edi Ramën, që të kthejë sytë nga personeli që i shoqëron në çdo aktivitet në detyrë, duke kërkuar rritje të pagave.
"... i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës” programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara", thuhet në reagim.
Në këtë kohë të miratimit të Paketës Fiskale 2027 dhe premtimit për rritje të pagave të policëve, Sindikata e Gardës së Republikës thotë se ata nuk mund të presin më sepse prej vitesh nuk vlerësohen siç duhet.
"Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cënuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.
Pse kjo rritje është e padiskutueshme? Profesioni ynë është gjithmonë me "vizë të kuqe": Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë", vijon reagimi.
Garda e Republikës thekson se në profesionin e tyre nuk duhet dhe nuk ka kurrë "herë të parë" kur bëhet fjalë për cënimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj, sepse siguria e tyre është imazhi i vetë Shtetit Shqiptar.
"Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse", mbyllet thirrja e Sindikatës.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
