Parashikimi i motit 31 Tetor 2026, vranësira dhe reshje shiu
31 October 2026, 08:06 / AKTUALITET
Këtë të shtunë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës.
Përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
