“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll”/ Gjendja shëndetësore e Kompany, trajneri zëvendësues i Bayernit: Do të qëndrojë larg disa kohë

31 October 2026, 12:07 / SPORT ALFA PRESS
“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll”/ Gjendja

Gjendja shëndetësore e trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany, vijon të jetë në vëmendje në Gjermani, pasi tekniku belg u shtrua në spital gjatë kësaj jave, pas një episodi të fikëti në fushën stërvitore.

Kompany kishte humbur ndjenjat teksa po ndiqte një seancë stërvitore të ekipit të dytë. Pas kontrolleve mjekësore, ai u largua nga spitali, por mjekët i rekomanduan pushim të plotë dhe shmangien e çdo angazhimi që mund të pengojë rikuperimin e tij.

Për këtë arsye, drejtuesit e Bayern Munich kanë udhëzuar stafin teknik që të mos diskutojë me trajnerin çështje që lidhen me futbollin, përfshirë formacionet dhe përgatitjen taktike për ndeshjen e fundjavës kundër Borussia Dortmund.

Trajneri i përkohshëm Aaron Danks konfirmoi se udhëzimet janë të qarta dhe se klubi po e merr shumë seriozisht situatën.

“Diskutojmë për formacionet dhe taktikat? Jo, absolutisht jo. E marrim këtë situatë shumë seriozisht. Kam marrë udhëzime të qarta nga Max dhe Christoph që të mos flas me të për asgjë që lidhet me futbollin dhe që Vince të përqendrohet vetëm te shëndeti i tij dhe te koha që kalon me familjen”, deklaroi Danks në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se synimi i klubit është që Kompany të pushojë dhe të rikuperohet plotësisht, në mënyrë që të rikthehet në detyrë në gjendjen më të mirë të mundshme.

“Duam që ai të pushojë dhe të rikuperohet siç duhet, në mënyrë që kur të kthehet të jetë në formë të plotë dhe të mund të na ndihmojë në mënyrën më të mirë. Jemi shumë të vendosur dhe nuk duam që futbolli të jetë pjesë e kësaj periudhe”, përfundoi trajneri i përkohshëm.

 

Po ndodh...