Thirrja e të riut në protestë: Në 28 nëntor të bashkohen të gjithë shqiptarët për çlirimin final të vendit

31 October 2026, 19:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Thirrja e të riut në protestë: Në 28 nëntor të

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve pjesëmarrës u ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen në një protestë të gjerë më 28 Nëntor.

Në deklaratën për mediat, aktivisti theksoi se qëllimi i protestuesve nuk është thjesht largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe zëvendësimi i tij me një tjetër drejtues, por ndryshimi rrënjësor i sistemit politik në vend.

Ai kërkoi hartimin e një Kushtetute të re, duke iu drejtuar Ramës dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, që të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008. Sipas protestuesit, ndryshimet kushtetuese të asaj kohe janë një nga shkaqet e krizës aktuale politike.

“Bashkohuni në çlirimin final të Shqipërisë në datën 28 Nëntor. […] Ne nuk duam të ulim një autokrat dhe të ngremë një autokrat tjetër. Ne duam zgjidhje themelore në këtë vend. Këtu duhet një Kushtetutë e re”, u shpreh ai.

I riu shprehet gjithashtu se institucionet dhe Parlamenti kanë humbur funksionin e tyre, duke përsëritur thirrjen për bashkim të shqiptarëve në protestën e paralajmëruar.

Po ndodh...