I riu në protestë: Civilët më kanë goditur me leva hekuri

Një prej të rinjve pjesëmarrës në protestë ka deklaruar se tubimi nuk do të ndërpritet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se protestuesit nuk kanë ndërmend të tërhiqen, ndërsa theksoi se kundërshtojnë si qeverinë aktuale, ashtu edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha.
Gjatë prononcimit, i riu renditi si arsye të protestës korrupsionin, vështirësitë ekonomike dhe mungesën e kushteve për familjet shqiptare. Ai solli si shembull edhe vështirësitë me të cilat përballen prindërit për kujdesin ndaj fëmijëve.
Protestuesi ngriti gjithashtu akuza për dhunë gjatë tubimeve, duke pretenduar se ishte goditur nga persona civilë me leva hekuri. Ai i cilësoi ata si persona të lidhur me bandat dhe jo si efektivë policie.
Në fund, i riu u bëri thirrje qytetarëve që deri më tani nuk janë përfshirë në protesta, t’u bashkohen tubimeve, duke paralajmëruar se pjesëmarrësit nuk do të largohen nga sheshi.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
