Berisha thërret protestën kombëtare, por mungon vetë, PD zbret në rrugë me numër të ulët protestuesish

31 October 2026, 13:30 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha thërret protestën kombëtare, por mungon vetë, PD

Partia Demokratike ka nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së thirrur nga Sali Berisha, por ndryshe nga thirrjet për mobilizim kombëtar, kryedemokrati nuk është bërë sërish pjesë e tubimit.

Në krye të marshimit janë shfaqur deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, të ndjekur nga mbështetës të PD-së. Megjithatë, pjesëmarrja në protestë është dukur e ulët, pavarësisht se tubimi është prezantuar si një protestë kombëtare e Partisë Demokratike.

Protestuesit qëndruan për rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë, përpara se të marshonin drejt Ministrisë së Arsimit, ku është paralajmëruar edhe një protestë e veçantë nga studentët.

Kështu, ndërsa Berisha ka qenë ai që ka thirrur protestën dhe ka kërkuar mobilizimin e mbështetësve në të gjithë vendin, në rrugë mungon vetë, duke ua lënë deputetëve të tij drejtimin e marshimit.

Po ndodh...