Studenti kërkon të largojë deputetët demokratë nga protesta: Rama në burg, Berisha në burg!

31 October 2026, 13:48 / POLITIKË ALFA PRESS
Studenti kërkon të largojë deputetët demokratë nga

Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku një student ka kundërshtuar praninë e deputetëve të Partisë Demokratike në tubimin e studentëve.

Ai ka kërkuar që përfaqësuesit e opozitës të largohen nga protesta, duke theksuar se kundërshtimi i studentëve nuk duhet të lidhet vetëm me një krah politik.

“Rama në burg, Berisha në burg!”, është thirrja e studentit, i cili ka kërkuar që protesta të ruajë karakterin e saj dhe të mos përvetësohet nga partitë politike.

Ngjarja ka ndodhur pas bashkimit të demokratëve dhe deputetëve të PD-së me protestuesit para Ministrisë së Arsimit.

Po ndodh...